Bëhuni gati/ Sot është dita më e nxehtë e verës: Ja sa do të shkojë temperatura

Termometri do të shkojë mbi 41 gradë të enjten. Shqipëria do të goditet nga një tjetër valë e të nxehtit afrikan. Metereologët thonë se e mërkura ka shënuar rritje të temperaturave, por e enjtja do të jetë dita më e nxehtë e këtij muaji.

Termometri pritet të tejkalojë 41 gradë Celsius, temperaturë e cila do të ndihet disa herë më shumë.

“Valët e të nxehtit afrian do të qëndrojnë deri në fundjavë, dita më e nxehtë nesër, mbi 41 gradë”, – thotë meteorologia Lajda Porja.

Temperatura ekstreme do të përjetojnë edhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

“Kosova shënon 39 që s’e ka arritur ndonjëherë, Maqedonia mbi 41”. Fundjava do të sjellë një ulje të temperaturave dhe rrebeshe shiu. “Bien temperaturat në fundjavë rrebeshe afatshkurtra shiu kryesisht në veri”. Sinoptikanët i konsiderojnë këto temperaturë aspak normale për muajin në të cilin ndodhemi.