Fillon vapa e madhe këto ditë/ Ja sa pritet të shkojnë temperaturat

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 09°C në 24°C, në zonat e ulëta nga 15ºC në 30°C dhe në zonat bregdetare nga 17°C në 31°C.

Era do të jetë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë. Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm.

Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 09°C në 21°C dhe në zonat e ulëta nga 12°C në 24°C. Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës: