Fifi u largua nga shtëpia e BB/ Arbana Osmani duartrokitet për mënyrën se si menaxhoi situatën kur humbi ndjenjat

Ka dhjetëra postime, me këtë togfjalësh, si dhe të tjera që “duartokasin” moderatoren! Mes tyre edhe partneri i saj, Eduart Grishaj, shoqja e ngushtë, Xhemi Shehu, apo ish-banorë të “Big Brother VIP”, Ardit Çuni dhe Paloma.

E në fakt, jo pa arsye. Kushdo që ka parë spektaklin e mbrëmshëm, bie dakord, që vërtet “Mirëmëngjes” i thuhet vetëm Arbanës.

Dje, në “Big Brother VIP” ka ndodhur një situatë e pazakontë dhe e vështirë. Gjatë një diskutimi për puthjen Sara-PM dhe pas një komenti të Balinës, Fifi humbi ndjenjat. Sot, kudo në rrjet “Mirëmëngjes” i thuhet vetëm Arbana Osmanit! Ka dhjetëra postime, me këtë togfjalësh, si dhe të tjera që “duartokasin” moderatoren!

Mes tyre edhe partneri i saj, Eduart Grishaj, shoqja e ngushtë, Xhemi Shehu, apo ish-banorë të “Big Brother VIP”, Ardit Çuni dhe Paloma.

E në fakt, jo pa arsye. U desh që emisioni të ndërpritej dhe të ndërhynte ekipi mjekësor derisa Fifi u qetësua. Ndërkohë, të gjithë banorët u tronditën, nga një situatë që nuk kishte ndodhur më parë. E gjitha kjo ndodhi ‘live’, dhe asnjë moderator nuk do të donte të gjendej në vendin e Arbana Osmanit, por duhet thënë, ajo e menaxhoi situatën më së miri.

Fillimisht e lanë Fifin të qetësohej, teksa Arbana pyeste banorët nëse qëndrimi i këngëtares duhet të vazhdonte, dhe a do të vazhdonte loja të ishte e barabartë për të gjithë, pasi ata do të stepeshin në diskutime e debate me Fifin.

Fifi u largua pasditen e të enjtes nga shtëpia e ‘Big Brother’ duke thënë se nuk mund ta përballonte më.