Moderatorja Arbana Osmani feston sot ditëlindjen dhe në të njëjtën ditë me të feston dhe i shumëpërfoluri si i dashuri i saj, Eduart Grishaj.
Arbana, pasi u nda nga bashkëshorti u përfol për një romancë me regjisorin e njohur. Sot, në ditën e tyre të rëndësishme ajo ka ndarë një foto të tij në rrjetet sociale ku i shkruan: ‘Gëzuar ditëlindjen binjaku im’ të shoqëruar me zemra.
Arbana ka bërë këtë urim pa ndjerë problem se me këtë po ‘i hedh benzinë zjarrit të thashethemeve’ për romancën e tyre ‘të fshehtë’.