Lidhja e këngëtarit Devis Xherahut me modelen Ertemiona Mejdani ka qenë prej vitesh në vëmendje të mediave. Çifti kanë treguar se kanë gjetur shpirtin binjak dhe kanë një lidhje plot pasion.
I pyetur në një intervistë për “Panorama plus” nëse ai dhe Ertemiona e kanë në plan të bëhen prindër, Devisi u përgjigj: “Fëmija është dhuratë e Zotit dhe ne e mirëpresim në çdo moment”.
Këngëtari dha edhe lajmin e bukur se së shpejti do të kemi një dasmë surprizë.
I pyetur nëse Ertemiona e mban nën kontroll se mos përfundon me ndonjë femër tjetër në netët që ai kalon jashtë shtëpisë për shkak të punës si këngëtar, Devisi u përgjigj:
“Do ju jap një përgjigje ndryshe për këtë pyetje! Nëse e keni parë filmin “Beni ecën vetë”, unë jam ai Beni pasi u kthye nga fshati në rastin konkret, pra, s’kishte nevojë që t’i rrinte mamaja më nga pas se mos ftohej apo sëmurej (qesh).
Dua të them që Ertemiona më njohu në kohën kur unë ecja vetë pa u ndikuar nga rastësitë që ofron nata. Aq më tepër, e përsëris, kur në rastin tonë ekziston pasioni dhe kimia”.