“Eurovision 2019” ka bërë sërish një gabim me numërimin e votave, por kjo nuk ka ndikuar tek fituesi.
Duncan Laurence vijon të ketë trofeun e Festivalit me baladën e tij “Arcade”.
Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare, Eurovision tha se një gabim nga juria e Bjellorusisë ka bërë që të rillogariten pikët.
Nga rezultatet e reja vihet re se katër vendet e para nuk janë ndryshuar.
Ndërkohë, Shqipëria ka ndërruar vend duke kaluar Serbinë.
Kënga “Ktheju tokës” e kënduar Jonida Maliqi u ngjit në renditje duke arritur në vendin 17-të.