Pas viteve të tëra në spektaklin e humorit “Portokalli”, Florian Binaj është shndërruar në një prej personazheve identifikues të spektaklit, falë roleve të tij të paharrueshme si polici Kolë Frakusha, Edi Rama, atentatori etj.
Por nëse mendoni se Binaj është mjaftuar me suksesin e tij në aktrim, e keni gabim. Kohë më parë ai ka zbuluar se ka studiuar për pikturë, ndërsa së fundmi, në emisionin “Chic” në “News 24”, aktori ka zbuluar se është në përfundim të një tjetër shkolle.
“Edhe pse unë jam i mendimit që çdo vit mbjell një gjë që të çeli vitin tjetër. Shpresoj që ky vit të jetë frytdhënës dhe të mbaroj atë shkollë. E kam mbaruar në 2017-ën si shkollë por siç janë punët që këtu s’të del koha 24 orë janë pak. Kështu që nuk më ka dalë koha të mbyll tre provime dhe më vonë të diplomohem. Shpresoj ta mbyll para se vajza të shkojë në klasë të parë (qesh). Që mos të dalim njësoj me diplomë nga shkolla ajo me të parën dhe unë me arkitekturën.”-është shprehur Binaj.
Share this: