Emina Cunmulaj është një nga emrat shqiptarë më të njohur në botën e modelingut jashtë vendit. Ajo është e martuar me biznesmenin e fuqishëm Sam Nazarian dhe jetojnë një jetë luksoze në SHBA.
Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe gjithmonë është kujdesur të lakojë sa më shumë prejardhjen e saj shqiptare. Ajo është kthyer në vendlindje, në Malësinë e Tuzit për disa ditë pushimesh. Me gjithë thjeshtësinë që e karakterizon, Emina ka shijuar në maksimum ditët e pushimit në fshat.
“Jeta e thjeshtë. Me babain tim duke zgjedhur dhe pastruar qepët e njoma për të bërë lakror”. Ka shkruar ajo krah fotos së publikuar. Në instastory ajo ka treguar se si mësonte vajzën e saj Ellën të mblidhte qepë.