Pas ndarjes nga jeta të aktorit të shquar, Pirro Mani, kantautori Elton Deda ka ber një dedikim shumë prekës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Deda shprehet mirënjohës për dashurinë që i dha, ndërsa theksoi se madhështia e tij nuk ka fund.
“Fluturo tashmë me enjgjëjt babai i Teatrit. Ke sjellë shumë gëzime në jetën time. Dhe çfarë trishtimi solle sot. Do të të jem mirënjohës për gjithçka, për dashurinë që më dhe, për trajtimin jo si i dashuri i Jolës por si artist dhe koleg. Madhështia jote nuk ka fund! Ashtu si nuk do ketë ku rrë fund vepra dhe pasuria që na le! Qofsh i parajsës babi Piro!”, shkruan në postimin e tij DedA