E ftuar në emisionin Eli Fara ka qenë një nga këngëtaret shqiptare më të dashura dhe më të komentuara për bukurinë e saj..
Edhe pse një jetë në skenë, vitet kalojnë, Eli Fara vazhdon të mbetet më e bukur edhe se në të 20-at e saj. Nëse po prisni të plaket Eli, bëni mirë t’a merrni dhe ju me ngadalë ashtu si ajo. “S’e kuptoj pse presin të plakem, mua s’më nxiton njeri, e kam marr avash-avash”, u shpreh ajo.
Por gjithë kjo bukuri ka bërë të mendohet se dhe këngëtarja u është nënshtruar operacioneve plastike apo botokseve shkruan gazeta Ekspres. Për të gjithë dyshuesit Eli Fara ka shuar kureshtjen. “Ka mbirë botoksi në mendjen e njerëzve, edhe unë kam filluar të mendoj në fakt. Vetëm flokët kam operacion plastik”, tha Eli me humor.