Ekspertët lajmërojnë: Kujdes, mos e bëni këtë veprim me maskat

Duhet te kemi kujdes që para se të hedhim maskat mbrojtese në tokë, të mendojmë për dëmet që ky gjest i shkakton mjedisit.

Arsyeja kryesore eshte sepse këto pajisje sanitare duan gati 450 vjet për t’u dekompozuar.

Vlerësimi vjen nga Departamenti për Mjedisin Detar të Shërbimit Federal të Shëndetit Publik Federal në Belgjikë, i cili nisi një fushatë ndërgjegjësimi për të inkurajuar qytetarët të hedhin maskën në një kazan plehrash jo ne rruge, lum apo det, ose të përdorin një maskë e ri përdorshme.

Autoritetet kanë alarmuar se gjatë krizës së pandemisë së koronavirusit, gjithnjë e më shumë maska, doreza dhe shishe me xhel hidro-alkoolik shtohen në 8 milion tonë mbetje plastike që përfundojnë në det çdo vit. Kafshët detare mund të ngatërrohen në maska ​​ose t’i ngatërrojnë me kandil deti duke i gëlltitur ato.

Ekspertët belg na kujtojnë se këto lloj mbetjesh mund të sjellin një rrezik të madh nëse kalojnë nga gjallesat e tjera pastaj në trupin tonë.