Përdorimi i maskave është një nga udhëzimet kryesore të OBSh, por ajo që duhet të dinë njerëzit është se cila maskë ka më shumë efektivitet sepse ka shume maska ne treg plus njerezit po fillojne ti bejn e vete por jo te gjitha maskat jane te duhura dhe mund tju mbrojne apo te mbroheni nga ajo.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka thene se“Qëllimi i maskave është që frymëmarrja juaj mos të arrijë te personi që e keni përballë. Maska me valvola të njëanshme ose vrima lejojnë që fryma juaj të shkoj në drejtim të personit që e keni pranë jush. Kjo mund të përhap virusin COVID-19”, deklaron agjencia federale amerikane.
“Megjithëse ekziston besimi se çdo lloj maske është më e mirë se asnjë, nuk është me të vërtetë e dobishme kur dikush nuk mban një maskë të saktë ose nuk mban një të tillë që është joefektive. Këto udhëzime të fundit nga CDC-ja janë të dobishme për të ndihmuar njerëzit të zgjedhin maska”, tha mjeku John Whyte, zyrtari kryesor i kujdesit shëndetësor WebMD.
Megjithate ne shume vende te botes po behet obligative dhe duhet mbajt patjeter ne ambiente te mbyllura dhe duhet te kujdeseni per veten dhe te jeni vigjilent pasi virusi eshte ne valen e tij te 2 dhe ne duhet ta parandalojme.