Perballja e njeriut me COVID-19 mund te krijoje ne trupin e njeriut nje rezistence me te madhe te organizmit nga sa ishte menduar me pare.
Disa studiues eksperte te fushes ne Universitetin e Rochester kane zbuluar se imuniteti ndaj koronavirusit tek personat që e kalojnë sëmundjen, mund të zgjasë për shumë kohë, e ndoshta, edhe për të gjithë jetën!
Ky studimi është i pari që dëshmon se qelizat qe zbulojne patogjenët te quajtura edhe qelizat e memories B, arrijnë ta kujtojnë virusin për një kohë të gjatë. Keshtu qe edhe nëse ai tenton të hyjë përsëri në trup, ato hidhen shumë më shpejt në aksion për të pastruar infeksionin.
Prandaj duke qene se qelizat B kane mbijetese per dekada te tera, supozohet se ato arrijne te ofrojne mbrojtje shume te gjate nga COVID-19m por gjithsesi per te vertetuar kete plotesisht, duhet ende studime te metejshme.
I njëjti raport del gjithashtu në përfundimin se edhe griperat që personi mund të ketë kaluar me pare, ka shume gjasa të ofrojnë gjithashtu një lloj mbrojtjeje edhe nga koronavirusi per shkak te reagimit që kanë shkaktuar në organizëm.