Regjisori Altin Basha largohet nga “Portokalli” pas 17 vitesh, mesohet emri i regjisorit që do ta zëvendësojë

Ka shume kohë që përflitet se regjisori i ‘Portokalli’ Altin Basha nuk do të jete më pjesë e spektaklit por tashmë duket se dyshimi ka marre fund, pasi Basha nuk është më pjesë e “Portokalli”-së.

Regjisori eshte larguar pas 17 viteve ne skene dhe tashme na është prezantuar edhe regjisori i ri i “Portokalli”-së.

Ai eshtë Indrit Çobani, një nga emrat e njohur të skenës dhe një prej regjisorëve më të mirë që kemi në vend .

Keshtu që spektakli i “Portokalli”-se ka rifilluar sezonin e ri, dhe duket se janë zyrtarizuar ndryshimet. Pas lajmit te ri per regjisorin kujtojme se edhe Xhemi publikoi se nuk do të ishte në ketë spektakël, për shkak të impenjimeve të reja që ka.