Edhe Italia mbylli kufirin, ja kush lejohet të udhëtojë tani nga Shqipëria

Kompania e fluturimeve “Air Albania” ka njoftuar se per fluturimet nga Shqiperia drejt Italise mund te udhetoje vetem nje kategori njerezish.

Ky vendim eshte ne fuqi deri ne nje njoftim te dyte.

Keshtu qe sipas vendimit do te lejohen te udhetojne shtetasit italiane; shtetasit shqiptare me leje qendrimi te posacme italiane; shtetasit evropian dhe te huaj (ata te zones Schengen, Uk, Norvegji, Islande dhe Zvicer); shtetasit shqiptar apo te huaj me vize te tipit C, D apo te tipit mjekesor; si edhe shtetasit qe udhetojne tranzit ne Itali por qe kane blere bileten e udhetimit deri ne destinacionin e fundit.

Ndersa persa i perket fluturimeve anasjelltas nga Italia drejt Shqiperise, sipas dekretit te fundit qe eshte ne fuqi ne Itali qe prej pandemise, nuk do te lejohen udhetimet per turizem vecse ato per biznes apo vizita mjekesore.

Por gjithashtu karantina vazhdon pasi kur te ktheheni ne Itali do te duhet te beni 14 dite karantine te detyrueshme.