Një tërmet me magnitudë 5.4 ka tronditur Australinë Perëndimore, sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).
Lëkundje, e cila kishte një thellësi prej 30 kilometrash, “goditi” Pilbaran Lindore në orët e para të së dielës (me orën lokale) dhe u ndje në qytetin Barbel Bar.
Banorët e zonës raportuan në rrjetet sociale se kjo lëkundje ishte e pazakontë për zonën e tyre. Zona në fjalë ka një klimë shumë të nxehtë, të ngjashme me atë që mbizotëron në shkretëtira.
Zyra Meteorologjike Australiane konfirmoi se tërmeti nuk shkaktoi alarm për cunami.
Did you feel the earth move in the Pilbara, WA? Geoscience Australia recorded a 5.4 magnitude earthquake at 9.05pm local time. More than 900 felt reports have already been lodged. If you felt this earthquake too, fill out a felt report 👉 https://t.co/5jDWA7COuu pic.twitter.com/7qeVc4OWZr
— Geoscience Australia (@GeoscienceAus) November 13, 2021