E kanë gjetur…shumë shpejt…/ Tritan Kalo me lot ne sy del me urgjencë këtë mëngjes, por ajo që thotë është shumë e rëndë

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo duke folur mbi rritjen e rasteve te reja ne vend nuk e ka ndalur akuzen ndaj politikaneve dhe nderkohe ka kerkuar te kete me teper bashkepunim e ndergjegjesim per qytetaret.

Ai i prekur ka kujtuar se femijet kane humbur nenen apo babane, te afermit motren apo vellane, si edhe ne si mjek kemi humbur kolege e miq te cmuar.

Pranaj ai tha:

“Ju lutem si mjek e vëlla, që kurrë të mos e braktisni për asnjë çast përkujdesin ndaj vetes, si dhe vigji-lencën për të mos rënë pre e këtij infeksioni sa tinzar edhe jetë-marrës.

Nuk është mëria apo varësia politike ajo që ju lëndon më shumë se vetë sëmundja, ndaj larg të bërit politikë edhe me koronavirusin. Politiqenërit tanë të çdo ngjyre e kanë gjetur dhe e gjejnë shumë shpejt gjuhën mes vendit, për pasurimin e tyre në çdo kohë dhe me çdo mjet, deklaroi ai.Më tej ai rikujtoi edhe vështirësitë që hasin punonjësit tek infektivi, nga infermierët e deri tek sanitaret.

Miq dhe dashamirës, përkujdesuni në vijimësi për shëndetin e jetën tuaj dhe të afërmve tuaj. Koronavirusi është një realitet jetësor, imagjinatën e sëmurë për konspiracionin e mosekzistencës së kësaj flame mbarëbotërore, lërjani të dashuruarve pas teorive konspirative apo atyre gjithologëve, që janë në kërkim të protagonizmit të munguar.
Kurrë mos harroni se janë aty që prej 9 Marsit 2020, në 24 orët e ditës me dhjetëra e dhjetëra motra e vëllezër tuaj mantelbardhë, infermierë, sanitarë, imazheristë, administratorë, farma-cistë, barrelistë, shoferë e punonjës të rendit, për të vigjiluar mbi shëndetin tuaj. Mendoni edhe për sakrificat e privimet e tyre të pafund-me. Jo rrallë ne edhe nuk ja kemi dalë mbanë dhe kemi humbur jetë njerëzish, shpirtrat e të cilëve pushofshin në parajsë.”