Tritan Kalo ka kërkuar bashkëpunim dhe ndërgjegjësim të qytetarëve pershkak qe te jene te kujdesshem dhe te ruahen nga distancimi social.
Ai ka eshte shprehur se:“Fëmijët kanë humbur nënën apo babanë, të afërmit motrën apo vëllanë, ne kemi humbur kolegët tanë të çmuar. Ju lutem si mjek e vëlla, që kurrë të mos e braktisni për asnjë çast përkujdesin ndaj vetes, si dhe vigji-lencën për të mos rënë pre e këtij infeksioni sa tinzar edhe jetë-marrës. Nuk është mëria apo varësia politike ajo që ju lëndon më shumë se vetë sëmundja, ndaj larg të bërit politikë edhe me Sars-Cov2/Covid-19. Politiqenërit tanë të çdo ngjyre e kanë gjetur dhe e gjejnë shumë shpejt gjuhën mes vendit, për pasurimin e tyre në çdo kohë dhe me çdo mjet”, deklaroi ai.
Doktori ka thene se:“Miq e dashamirës, përkujdesuni në vijimësi për shëndetin e jetën tuaj dhe të afërmve tuaj. Sars-Cov2/Covid-19 është një realitet jetësor, imagjinatën e sëmurë për konspiracionin e mosekzistencës së kësaj “flame mbarëbotërore”, lërjani të dashuruarve pas teorive konspirative apo atyre gjithologëve, që janë në kërkim të protagonizmit të munguar.