E gjithë Greqia në alarm nga data 27, ja rajonet në “zonën e kuqe”

Gjendja e te infektuar me covid 19 ne Greqi eshte ne rritje dhe pritet qe vendi te marre masa te reja per te parandaluar infektimin e me shume njerezve.

Nga masat e reja jane qe maska do te mbahet ne cdo vend por mund të hiqet vetëm në vendet e ngrënies dhe vetëm kur klientët janë ulur në tryezë. Po kështu nuk lejohen tubimet në hapësirat publike dhe private, do të ndalohet lëvizja jashtë njësisë rajonale të Kastorias nga ora 6 e mëngjesit të 24 tetorit dhe do të ndalohet trafiku nga mesanata deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Ndërkohë funksionimi i shkollave dhe të gjitha strukturave të tjera arsimore vazhdon me përdorimin e detyrueshëm të maskave kudo, ndërsa për Institucionet e Arsimit të Lartë do të zbatohet vetëm mësimi në distancë.

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis njoftoi se në Athinë, Selanik dhe në qytete të tjera do të vendoset ora policore, me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejmë të koronavirusit. “Ne kemi për qëllim që të zvogëlojmë qarkullimin dhe tubimet gjatë natës, që favorizon përhapjen e virusit”, tha Mitsotakis, gjatë një adresimi televiziv, ku njoftoi se veshja e maskave do të bëhet e obligueshme edhe në hapësirat e brendshme por edhe të jashtme, në qytetet më të goditura nga virusi.

Ndaj duhet te jemi me vigjlent te perdorim masken dhe te ruajm veten tone dhe familjen.

Keto jane zonat e kuqe: Attica Lindore, Achaia, Beotia, Sektori Verior i Athinës, Attica Ëest, Sektori Perëndimor i Athinës, Zakynthos, Heraklion, Selanik, Thira, Janinë, Karditsa, Kea-Kythnos, Sektori Qendror i Athinës, Larissos, Lisko, Lei Sektori Jugor i Athinës, Piraeus, Pella, Samos, Serres, Trikala.