Adiola Bani, sinoptikania e njohur shqiptare na ka bere te ditur parashikimin e motit cdo jave.
Ajo ka thene se edhe java qe jemi do te shoqerohet me mot te ngrohte e temperaturat me te larta do te jene 36-37 grade celsius por duke filluar nga dita e neserme, pra e enjtja do te kete vranesira dhe rebeshe shiu perpos temperaturave serish te larta.
Ne fillim te javes ajo tha:
“Deri në mesin e kësaj jave do të mbetemi me temperatura të larta. Do të kemi mot të kthjellët, përjashtuar në orët e pasdites. Deri ditën e mërkurë nuk pritet të kemi reshje. Gjë e cila do të bëjë që moti të mbetet me temperatura të larta. Edhe e marta dhe e mërkurë mbeten me temperatura të larta. Mesdita parashikohet 36-37. E enjtja do të na sjellë ndryshime termike. Do të na sjellë vranësira, rrebeshe shiu herë pas here dhe rënie të ndjeshme të temperaturave duke i zbritur vlerat e temperaturave në 31-32 gradë celsius. Reshjet në fundjavë do të fokusohen në zonat malore. Temperaturat e larta do të vijojë të mbeten deri në datë 20. Më pas do të kemi mot të freskët.”
Ndaj, të gjithë ata që kanë menduar të kalojnë disa ditë pushime në plazh, kanë ende mundësi të shijojnë rrezet e diellit per keto dite.