“Ju lutem mos i bërtisni por”, letra emocionuese e një nëne për mësuesen e djalit të saj

Kjo leter nuk eshte nje leter e zakonshme qe mund te kemi lexuar te gjithe por eshte nje leter e shkruar nga nje prind per mesuesen e djalit te saj.

Nena e nje djali te vogel 6 vjecar i shkruan leter mesueses se te birit duke ndare me te shqetesimin qe ajo ka per kete rifillim shkolle aspak te zakonshem.

Ne kushtet e nje pandemia jane shume shqetesimet qe mund te kemi per femijet por kjo nene ka edhe si prind qe femijen e con per here tepare ne shkolle.

Gruaja i drejtohet mesueses me disa kerkesa qe jane aq te thjeshta por edhe te prekin ne zemer sepse gjithkush qe ka femije do ta ndjente si nje leter te veten.

Ja cfare ka shkruar zonja Lindita Bushgjokaj:

Letër mësueses

E dashur mësuese,

Po ju drejtohem ju, personit me të cilin tani e tutje, do të ndaj edukimin e fëmijës tim. Po fillon viti i ri shkollor, më i vështiri që kam përjetuar unë deri tani.

Është hera e parë që një vit shkollor fillon sikur të ishte kohë luftë.

Është hera e parë që nxënësit e shohin shkollën e tyre pas gjashtë muajsh.

Është hera e parë që nxënësit ndahen nga shokët e tyre pa u takuar ende me ta.

Është hera e parë që mësuesja nuk lejohet tu afrohet nxënësve të saj….

Është hera e parë për shumë gjëra, sidomos për ata që shkelin në shkollë për herë të parë.

Ju lutem, a mund t’i keni parsysh disa kërkesa të miat si prind që e ka merak fëmijën po aq sa edhe ju?!

Duke filluar që nga dita e parë, do të jetë një emocion shumë i vecantë, pasi rrethohet me të panjohur dhe të panjohura. Do ta ketë të vështirë ta dallojë cila është mësuesja e tij, pasi të gjitha do të jenë me maska. Ju lutem, hiqeni maskën në momentin e parë, vetëm sa për t’i dhënë një buzëqeshje! Është imazhi që nuk do ta harrojë kurrë! Pavarësisht se nuk e kam për herë të parë, kur të largohem nga shkolla dhe ta lë aty, gjysma e zemrës sime do të ngelet me të. Me vete do të marr merakun se si do të jetë, si do t’i shkojë, si do t’i përjetojë rregullat e reja? E kam porositur fort që ta mbajë maskën gjatë gjithë kohës, pavarësisht se nuk e mban në asnjë ambjent tjetër, por jam e sigurt që do të dojë ta heqë 20 herë gjatë një ore mësimi! Nuk është mësuar, e ka shumë bezdi dhe mundet vetëm të luajë me të, prandaj ju lutem, mos i bërtisni, por me kujdes gjeni një mënyrë për t’ia rikujtuar që duhet vënë maska përsëri. Nuk mund të rrijë pa u kthyer para e mbrapa, se kështu është zemra e vogël, nuk rrin dot ngulur në një vend, prandaj ju lutem mos i bërtisni por gjeni një mënyrë për tia tërhequr vëmendjen!

Do të jetë shumë e vështirë që të përqendrohet kur nuk e shikon gojën tuaj duke lëvizur. Sidomos nëse vini mbrojtësen e tejdukshme, do të fillojë të mendojë për filmat që ka parë dhe as nuk do ta kuptojë që është në klasë. Kam një merak e dashur mësuese, si do tia bëjë fëmija im nëse do të ketë nevojë të shkojë në tualet ndërkohë që është në shkollë? Sigurisht që unë do ta coj para se të dalë nga shtëpia, por a mund të durojë derisa të kthehet në shtëpi? Kam frikë se më duhet t’i jap rroba ekstra me vete se nuk i dihet! Ju lutem konsiderojeni këtë nevojë. Jo gjithmonë fëmijët kërkojnë të shkojnë në tualet për qejf. Orari i shkurtuar do të jetë një problem më vete! Ju do të jeni në stres për të realizuar në kohë programin, por fëmijët thjesht duan ta shijojnë shkollën, madje po presin orën e fizkulturës apo të punëdores për t’u argëtuar dhe për të cliruar pak energjitë e tyre. Kam shumë frikë se duke bërë vetëm mësim për të realizuar planin që ju kanë dhënë, nuk do ta ketë me qejf shkollën për të cilën i kemi fulur aq bukur!

E di që rregullat nuk i keni vënë ju, por unë me ju do të kem lidhje direkt për fëmijën tim, prandaj e ndiej të nevojshme t’jua shpreh shqetësimin.

Jam e sigurt se edhe ju do të përjetoni të njëjtat gjëra për fëmijën tuaj i cili është në shkollë tjetër apo në shtëpi ndërkohë që pret të vijë turni i tij. Ju lutem, përpiquni të silleni me fëmijën tim në po atë mënyrë që do të donit të sillej dikush tjetër me fëmijën tuaj.

Ju lutem, edhe një gjë të fundit, mos e bëni këtë vetëm për fëmijën tim, por për të gjithë fëmijët që keni në klasë!

L.B
Burimi: Portali Shkollor