Pasi është akuzuar për vjedhje nëpërmjet mashtrimit, reperja e njohur shqiptare, Loredana, është liruar nga burgu.
Mbrëmjen e së martës, Loredana Zefi u arrestua nga policia zviceriane dhe pasi është marrë në pyetje, “RapUpdate” raporton se ajo është liruar.
“Informata të reja për lëndën e Loredanës, pasi të martën u mor në pyetje nga policia, është lëshuar. Kjo është vërtetuar nga gjykatësi”, thuhet në raportin e “RapUpdate”. Sipas po këtij teksti, zëdhënësi i policisë, Simon Kopp deklaroi se nuk ka rrezik të ikjes, ajo është marrë në pyetje të merkuren dhe ka vazhduar edhe sot (e enjte).