Dy vëllezër bëjnë për spital ish-burrin e motrës, në fund e pësojnë

Dy vëllezër nga fshati Fratar i Mallakastrës janë arrestuar pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë goditur me sende ish-bashkëshortin e motrës së tyre, Sh. J., 59 vjeç.

Ndaj tyre rëndon akuza e forte ndërkohë që materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët ne Mallakastër arrestuan shtetasit M. I., 56 vjeç, F. I., 48 vjeç, banues në Fratar, Mallakastër(vëllezër), pasi për motive të dobëta kanë goditur ish-kunatin e tyre, shtetasin Sh. J., 59 vjeç”.