Sezoni i veres po vjen dhe kryeministri jep lajmin e mire per te gjithe duke haput shqiperin ne zone te gjelber dhe udhetimet te jene te lira.
Ai u shpreh duke thene:“Kjo do të jetë java e fundit e kufizimeve e orareve në Tiranë dhe në qytetet tona, por fundjava pa makina do të mbetet në fuqi edhe dy të shtuna e të diela, për tu rikthyer pas sezonit të verës, çdo të dielë minimalisht, nga tetori dhe deri marsin e ardhëm. Si një moment i përjavshëm kushtuar ajrit pa tym makinash, familjeve, të moshuarve, fëmijëve dhe mjedisit.
Deri në fund të muajit do të kemi strategjinë e re të transportit publik dhe do t’i hapim, pjesë-pjesë linjat e transportit publik, duke vënë në jetë një reformë tërësore të këtij sektori, me një pjesëmarrje direkte të shtetit në garantimin e standardeve të reja. Jo thjeshtë në funksion të mbrojtjes së shëndetit sot, por edhe të rritjes së ndjeshme të cilësisë së shërbimit në transportin publik urban dhe ndër urban nesër.
Shumë shpejtë në do të paraqesim planin e ri kombëtar të rimëkëmbjes ekonomike dhe të zhvillimit social. Me synimin që katër mujori i fundit i këtij viti të kthejë normalitetin në familjet shqiptare në të ardhura dhe për vetë shtetin, Shqipërinë dhe viti i ardhëm të shënojë një kapërcim të ri përpara”, tha Rama.