Kancelarja gjermane Angela Merkel ka bere thirrjen e forte per te gjithe ushetaret ne respektim ne kuader te respektimit te rregullave.
Thirrja e saj ishte se kush kthehet nga pushimet nga zonat e konsideruara te rrezikshme duhet te bej testin me patjeter.
“Ne duhet të respektojmë rregullat dhe të informojmë për rregullat”, tha Merkel të martën, 18.8.2020, gjatë një vizite në Dyseldorf duke theksuar aq më tepër vënien e maskës dhe ruajtjen e distances.
“Në këtë moment ka përparësi ruajtja e vendeve të punës dhe mbajtja hapur e shkollave dhe kopshteve”, ka vijuar kancelarja.
Sipas saj rritja lëvizshmërisë se qytetareve brenda e jashte vendit dhe shtimi i kontakteve sociale i me teper turisteve te kthyer kanë bërë që javën e shkuar të kete dyfishoheshim per rastet me Covid.
Rregullat e karantinës për zbutjen e virusit janë shumë të rëndësishme, tha kancelarja. “Kush kthehet nga një zonë rreziku, duhet të testohet patjetër”. Karantina nuk është mundësi, por detyrim. “Kush del nga karantina, sepse nuk ka simptoma, megjithëse është testuar pozitivisht, i rrezikon në mënyrë masive të tjerët. Vetëm nëse bie sërish numri i infektimeve mund të ketë heqje të kufizimeve.”
Sipas institutit Robert Koch, numri i infektimeve në Gjermani gjatë shtatë ditëve të fundit (deri më 18.08.2020) është rritur gjithsej me 7 391 raste. Në raportin e datës 11.08.2020 numri më i madh infektimve nga jashtë, vinte nga Kosova.
“Jemi në pandemi. Virusi është këtu,” ka permbyllur kancelarja gjermane.