Duheshin që fëmijë/ Cifti shqiptar i vë kurorë dashurisë shumë-vjecare: Janë burrë e grua tani

Thonë nëse do ta urosh një njeri, uroje të gjej dashurinë e vërtetë dhe të plaket me të. Epo ky urim është plotësuar për një çift shqiptar.

Ata janë njohur që fëmijë në plazhet e Velipojës. U njohën që fëmijë dhe kuptuan se donin të ishin shokë jete, përgjithmonë. E tillë është historia midis dy të rinjve shkodranë, Eglit dhe Vilsonit.

Egli ishte vetëm 14 vjeç dhe Vilsoni pak më i rritur se ajo. Vite më parë askush nuk e besonte se ata do ta kurorëzonin dashurinë e tyre në martesë. Fundjavën që kaloi ata thanë ”Po” përgjithmonë. U dashuruan me shikim të parë dhe dashuria e tyre kaloi çdo sfidë çdo pengesë.

Kalonin netë pa gjumë vetëm që të flsnin me njeri-tjetrin në rrjetet sociale. U fejuan para dy vitesh dhe gjithmonë kanë ditur të vënë dashurinë në vend të parë. Edhe kur gjatë një viti të vështirë i shkëputën lidhjet, po prapë ishin të dashuruar dhe dashuria e tyre fitoi.

Një histori dashuria romanesh mbase që nuk ka shumë nevojë për fjalë dhe përshkrime. Ata kanë ditur t’ia dalin dhe të vendosin dashurinë në vend të parë. Në fund të fundit nga ajo nis dhe jeta!