Me ne fund do t’i kthejme akrepat e ores nje ore mbrapa ne tetor, sig kemi bere per kaq shume vjet, duke shenuar fillimin e kohes se dimrit.
CNN shkruan se te Dielen e fundit te Tetorit, domethene me 31 Tetor 2021, ndryshimi i kohes do te ndodhe normalisht, pasi pandemia e Covid solli ndryshime dhe vendosi planifikimin per heqjen e ndryshimit te ores.
Prandaj me 31 tetor 2021, do te kthehet nje ore mbrapa, nga ora 04.00 ne 03.00 ne menyre qe te bejme kalimin nga koha e veres ne dimer.
Parlamenti Evropian kishte vendosur qe ndryshimi i kohes te ndalet te Dielen e fundit te Marsit 2021 per vendet e Bashkimit Evropian, te cilat duan te mbajne kohen e veres pergjithmone, ndersa per Shtetet Anetare qe duan kohen e dimrit, ndryshimi do te jete bere te dielen e fundit te tetorit 2021, pra kete vit me 31 tetor.
Me 26 Mars 2019, Parlamenti Evropian miratoi qendrimin mbi propozimin e Komisionit per t’i dhene fund praktikes se ndryshimit te kohes, duke mbeshtetur ndryshimet e fundit te kohes deri ne vitin 2021, kohe ne te cilen secilit vend i kerkohet te zgjedhe nese akrepat e ores do te qendrojne gjate veres apo dimer.