Ditën e djeshme, më 6 qershor, bukuroshja Armina Mevlani festoi ditëlindjen.
Një ditëlindje e mbushur me dhurata dhe shumë dashuri, veçanërisht nga i fejuari i saj, djali i ish-Kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.
Zeni ka publikuar dy fotografi të tyre, duke i bërë edhe një prej urimeve më romantike të të gjitha kohërave.
“Gëzuar ditëlindjen dashuria, gëzimi dhe lumturia ime. Uroj që të ëndërrojmë gjithmonë bashkë”, shkruan ai.
Çifti janë bashkë prej disa vitesh, ndërsa kanë plane që dashurinë e tyre ta kurorëzojnë edhe në martesë. /a.y/noa.al