Home TE NDRYSHME Do të ulen temperatuart/ Do të ketë reshje shiu dhe ja si...

Do të ulen temperatuart/ Do të ketë reshje shiu dhe ja si do të jetë moti këtë javë

87
0

Dita e hënë parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira ne te gjithe vendin dhe ne vendet malore me reshje shiu.

Ndersa dita e martë mot me kthjellime dhe vranësira, reshje shiu me intensitet të ulët në veriperëndim-perëndim të vendit.

Në mbrëmje reshjet shiut do të shtrihen përgjatë vijës bregdetare me intensitet të ulët.

Dita e mërkurë parashikohet me reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit me intensitet mesatar e lokalisht përgjatë vijës bregdetare e ultësirës perëndimore reshje me intensitet deri të lartë. Reshje në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar më shkarkësa elektrike. Gjatë ditës reshjet e shiut mbeten prezente të herpasherëshme por humbasin intensitet.


Dita e enjte dhe e premte parashikohet të kenë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat gjatë orëve të para të 24-orëshit do të pasohën nga reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal përgjatë vijës bregdetare.

Ndersa ne fund jave pritet te jete mot me vransira.