Dita e hënë parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira ne te gjithe vendin dhe ne vendet malore me reshje shiu.
Ndersa dita e martë mot me kthjellime dhe vranësira, reshje shiu me intensitet të ulët në veriperëndim-perëndim të vendit.
Në mbrëmje reshjet shiut do të shtrihen përgjatë vijës bregdetare me intensitet të ulët.
Dita e mërkurë parashikohet me reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit me intensitet mesatar e lokalisht përgjatë vijës bregdetare e ultësirës perëndimore reshje me intensitet deri të lartë. Reshje në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar më shkarkësa elektrike. Gjatë ditës reshjet e shiut mbeten prezente të herpasherëshme por humbasin intensitet.
Dita e enjte dhe e premte parashikohet të kenë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat gjatë orëve të para të 24-orëshit do të pasohën nga reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal përgjatë vijës bregdetare.
Ndersa ne fund jave pritet te jete mot me vransira.