Ministria e per Evropen dhe Punevet e Jashtme kane deklaruar se ka nje liste te plote me te gjitha shtetet ku mund te udhetojne shqiptaret dhe per cdo shtet jepen informacionet perkatese.
Greqi
Shtetasit shqiptarë me pasaportë shqiptare nuk mund të udhëtojnë drejt Greqisë deri në datën 31 gusht. Gjithashtu, në fluturimet nga Tirana në Athinë kërkohet test negativ i Covid (nga data 7-31 gusht), ndërsa në kufirin tokësor (Kakavijë dhe Kapshticë) testi negativ do të kërkohet duke filluar nga data 17 gusht.
Qipro
Shqipëria hyn në kategorinë C të shteteve me rrezikshmëri të lartë të Covid, e për rrjedhojë shtetasve me pasaportë shqiptare nuk iu lejohet hyrja. Shtetasve që iu lejohet hyrja nga kjo kategori, duhet të kenë kryer testin e Covid-19 para mbërritjes, ose ta bëjnë atë sapo mbërrijnë me shpenzimet e tyre dhe të rrinë në karantimin 14 ditor.
Spanjë
Shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë për në Spanjë, kur kanë leje qëndrimi të vlefshme dhe/ose kur kanë arsye esenciale, të cilat justifikojnë qëllimin e ardhjes. Spanja nuk aplikon, deri tani, regjim karantine për shtetasit shqiptarë.
Belgjikë
Për shtetasit shqiptarë të cilët udhëtojnë në Belgjikë (vetëm udhëtime esenciale nëse nuk kanë dokumente qëndrimi), është i detyrueshëm plotësimi i formularit 48 orë përpara udhëtimit dhe karantinimi prej 14 ditësh.
Gjermani
Sipas udhëzimeve të MPJ gjermane dhe MB pas hyrjes në Gjermani pas qëndrimit në një zonë rreziku ku përshihet edhe Shqipëria udhëtarët duhet të:
– vazhdojnë direkt në destinacionin e tyre pas hyrjes në Gjermani
– izolohen në shtëpi ose në një akomodim të përshtatshëm
– me email ose telefon të njoftojnë autoritetin kompetent, si rregull, Ministrinë e Shëndetësisë në zonën e vendbanimit / akomodimit në landin përkatës.
Ministria Federale e Shëndetësisë ka njoftuar se në të ardhmen e afërt kushdo që arrin në Gjermani nga një zonë e rrezikut do t’i kërkohet t’i nënshtrohet një testi Covid-19.
Procedura dhe masat e zbatimit në nivel landi mund të ndyshojnë nga një land tek tjetri dhe është e nevojshme të kontrollohet paraprakisht faqja zyrtare e secilit land.
Lidhur me rastet kur testet e Covid-19 kryhen në aeroport udhëzimet lidhur me kohën e pritjes së rezultatit dhe karantinimit jepen edhe nga zyrtarët e aeroportit.
Mali i Zi
Në Mal të Zi shtetasit shqiptarë mund të hyjnë duke paraqitur testin negativ të Covid-19 jo më të vjetër se 48 orë.
Maqedoni e Veriut
Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shtetasit shqiptarë aktualisht mund të udhëtojnë pa asnjë detyrim karantinimi apo testi negativ për Covid 19.
Turqia
Shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë pa asnjë pengesë dhe nuk ka regjim karantine të detyruar. Nuk kërkohet test PCR i 48 orëve të fundit.
(Detaje: Në kontaktin e pikës kufitare, në rast se në termometrat termike vërehen shenja të Covid-19, personi që udhëton i nështrohet testit PCR dhe vendoset në një vend të posaçëm deri në rezultatin e tij. Sipas vijimësisë, vazhdon udhëtimi apo kurimi në rast nevoje.)