Ditën e sotme ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Zyrave Vendore të Arsimit Parauniversitar mbi masat e marra për vitin e ri shkollor 2021-2022.
Një jav larg nga rifillimi i mësimit ministrja ka bërë me dije se nxënësit dhe mësuesit dueht të respektojnë disa nga masat e vendosura për parandalimin e Covid-19 dhe për vijimin e procesit mësimor normalisht.
Disa nga masat e marra përfshijnë respektimin me rigorizitet të orarit të hyrjes dhe daljes nga shkolla, si dhe rreshtimin në një largësi 1.5 metra nga njëri-tjetri.
Komiteti Teknik ka vendosur se kur një nxënës ka simptoma Covid ai duhet të lajmërojë mësuesin kujdestar, i cili në bashkëpunim me mjekun e shkollës apo familjes vërteton nëse është i sëmurë.
Të gjithë nxënësit duhet të jenë të pajisur me maskë mbrojtëse. Gjithashtu shkollat, sipas mundësive, duhet të ofrojnë dezinfektim për këpucët e fëmijëve para se të futen në institucionet e arsimit.
Nuk lejohet që nxënësit të dalin apo të futen përsëri në godinë dhe do të ketë vetëm një herë hyrje në shkollë dhe më pas një herë dalje.