Dalin detajet e reja pse ndodhi ngjarja diten e djeshme në Gjirokastër, Qafë Muzinë.

Detaje të reja janë zbarhdur nga aksidenti qe ndodhi në Gjirokastër, Qafë Muzinë.

Mësohet se furgoni ka humbur kontrollin dhe ka rënë në posht pasi ka tentuar që të shmangë një Fuoristradë që ishte duke ecur në krahë të kundërt.

Raportohet se në këtë mjet shofere ishte një femër.

“Njoftohemi se rreth orës 15:30, në rugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip “Land Rover” me drejtuese shtetasen R. Ç. është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P.

Si pasojë e përplasjes mjeti tip furgon ka dal nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës.