A do largohet dhe Luljeta Bozo nga posti deputetit?Ja pergjigja e saj diten e sotme

Luljeta Bozo nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen nga mandati i deputetes si Najada Como.

Inxhinierja tha se po pret me padurim që të nisë sesioni i ri legjislativ.

“Nuk kam ndërmend të jap dorëheqjen nga mandati i deputetit.

Njerëzit kanë shumë dëshirë të merren me thashetheme, mua më shtruan në Sanatorium, më bënë me COVID19, sikur isha duke vdekur etj. Unë shyqyr që nuk kam ‘Facebook’ dhe nuk i marr vesh këto lajme dhe i marr vesh më vonë nga njerëzit dhe shqetësohem më pak.

Por, kush nuk ka punë do merret me llafe. Por meqenëse më pyetët nëse do të jap dorëheqjen, po ju them se unë nuk kam ndërmend të jap dorëheqjen hë për hë. Unë nuk kam filluar punën ende, si mund të jap dorëheqjen?! Të filloj njëherë punën dhe pastaj shohim…”, tha zonja Bozo për mediat.