Covid ne Itali: Karantinë e detyrueshme për ata që vijnë nga këto dy vende

Italia ne listen e saj te vendeve me te pasigurta tashme ka shtuar edhe Rumanine e Bullgarine, pasi kujtojme se para pak kohesh shtoi Serbine, Malin e Zi dhe Kosoven.

Shqiperia jone duket se eshte e kursyer ende nga Italia fqinje.

Misnistri i shendetesise Roberto Speranza ne rregulloren e re qe ka nenshkruar ka vendosur karantine te detyrueshme per te gjithe qytetaret qe kane hyre nga Rumania dhe Bullgaria 14 ditet e fundit.

Ai gjithashtu theksoi se “Në botë, epidemia është në fazën e saj më të vështirë dhe Italia duhet të mbrohet për të mos sakrifikuar përparimin që ka bërë deri më tani”.

Aktualisht, ndalesa ka të bëjë me 18 shtete: Armenia, Bahrein, Bangladesh, Brazil, Bosnje-Hercegovinë, Bullgari, Kili, Kuvajt, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Oman, Panama, Peru, Republika Dominikane, Rumani, Serbia, Mali i Zi dhe Kosova.

Rreziku i infeksioneve të reja në Itali tani vjen edhe nga punëtorë dhe kujdestarë që kthehen në punë nga Rumania, pas pushimeve ose pas muajve të emergjencës dhe keta në fakt, jane një komunitet i madh rumun, i cili shpesh ndihmon dhe bashkevepron nga afer njerëzit më të brishtë të popullatës italiane.

Madje frika nga nje rikthim i koronavirusit ne Itali, e cila tashme po merr pak frym, ka bere qe guvernatori i Toskanes te deklaroje shqetesimin e tij per rastet e reja qe kane ardhur nga jashte vendit.