Ky zotri bleu një dollap prej druri 100 dollarësh në një qoshe ku shitnin sende te perdorura por ai dëgjoi tinguj brenda tij dhe gjeti keto!
Quhet 67-vjeçar dhe eshte nga Teksasi, Emil Knodell bleu një dollap prej druri në një garazh shitjesh sepse i pelqeu shume mermeri dhe punimi i drurit. Kur i thane dollapi ishte 125 vjeçar, Emil u fiksua edhe më shumë pas tij sepse ai njihej si një nga ata njerez që i vlerësojnë shume mobiljet antike.
Shitësi i tha atij se dollapi ishte 125 vjeçar dhe çmimi fillestar për të ishte shumë i shtrenjtë por pas tre ditësh qe askush nuk e kishte blerë dollapin akoma, shitësi e uli çmimin dhe shkoi në 100 dollare.
Keshtu duke menduar se ja vlente, Emili e bleu dhe gjeja qe e terhoqi me shume ishte pjesa e mermerit lart, edhe pse i gjithi ishte i gdhendur me stil, lyer me një bojë të bukur dhe i punuar nga një dru me cilësi të lartë.
Por ai bashke me nje mik kur shkuan për ta marrë dollapin dhe do ta ngarkonin ne kamioncine papritmas, ata dëgjuan disa tinguj të fortë që vinin nga sirtari i fundit i dollapit qe ne fakt kishte qene i mbyllur qe nuk dukej si i tille
Kur e zberthyen dhe e hapen pane se sirtari ishte i mbushur me bizhuteri, diamante, para, dhe sende të tjera antike të datuara qe nga lufta civile.
I habitue dhe i entuziazmuar për zbulimin burri nuk dinte se çfarë të bënte dhe pasi e mendoi mire, vendosi të kontaktojë shitësin me arsyen se produkti që ai që bleu ishte vetëm dollapi i drurit, jo ajo cka ishte brenda tij dhe përmbajtjen qe gjeti e ktheu tek shitësi.
Ky veprimi madh i Emilit për kthimin e ketij “thesari” u lavdërua nga shitësi i cili i ishte shumë mirënjohës atij.
Për efekt mirënjohjeje shitësi donte t’i jepte një pjesë të asaj gjetjeje si shpërblim, por Emil nuk donte të pranonte sende që nuk i përkisnin atij.
Si perfundim doli se dollapi i përkiste gjyshërve te shitësit dhe ai nuk kishte asnjë ide per ekzistencen e tyre sepse nuk e kishte cmontuar per asnje arsye. Tashmë falë Emilit, shitësi mund te ketë trashëgiminë e familjes së tij te vyer.