Habit 85-vjeçari që kërkon nje grua: Duhet që ajo të plotësojë disa kushte nese do

Emisioni “Historia ime” në Tv Klan solli ne pah historinë e pazakontë të një 85-vjeçari. Abdulla Cekani rrëfeu në studio se gruaja e tij ka ndërruar jetë prej 15 vitesh, dhe që prej asaj dite ai ndihet i vetmuar.

Jeton me nusen dhe djalin e tij, por nuk e ka aspak mirë marrëdhënien me ta dhe keshtu ai ka vendosur të gjejë një grua sepse do që të kalojë me të pjesën e mbetur të jetës.

85-vjeçari i është drejtuar programit dhe kërkon që partnerja e tij të plotësojë disa kushte.

Gazetarja Mirela Milori e pyet: Pse kërkon në këtë moshë të gjesh një grua?

Ai pergjigjet: Po e dua qe të më gjendet pranë në fund se ku i dihet bëhem keq unë e s’kam përkrahje. E dua fshatare të jetë me pension, jo qytetare.

Mirela Milori i ben pyetjen se pse nuk e do qytetare dhe Abdulla Cekani shprehet se qytetare nuk vjen atje dhe gjithashtu ai ai nuk shkon dot në qytet .

Ndersa kur e pyet Për çfarë e do një grua ti në këtë moshë?

Abdulla Cekani: Po duhet ja të flasësh një llaf me të, të pish kafe me të, të lan robat, për të gjitha problemet. Por nuk e dua te re, të jetë me pension jo e re.

Pastaj moderatorja i thote : Por a nuk është më e thjeshtë të rregullosh lidhjen me nusen e djalit dhe fëmijët, se sa të gjesh një grua në këtë moshë?

Abdulla Cekani thote se të rregulluar jemi, por une kam mbetur si i veçuar nuk e di a me kupton.

Mirela Milori: Pra ti Je i vetmuar?

Abdulla Cekani:Ja si te them, une Ha njëçik bukë aty dhe rri mbas sobës, ata flasin por mua s’më pyet me njeri.

Mirela Milori: Po ti djalit i ke thënë që do të kërkoj një grua?

Abdulla Cekani: E dinë ata, kam kohë që e kërkoj këtë punë.

Mirela Milori: Çfarë te thotë djali?

Abdulla Cekani: S’thotë gjë djali, bile nusja thotë nganjehere nuk e gjete një grua të na hiqesh qafe.

Pyetjen e fundit jabne ben per vëllezërit e motrat, cfare i thone ata
Abdulla Cekani thote se motrat i thonë na fëlliqe po do grua, mos përmend grua në këtë moshë. Por thote ai unë kam keq, e marr për shpirtin tim, për veten time, se marr për ato, ne fund