Bora Zemani prezanton vellain e saj te bukur / foto

Me 9 janar, prezantuesja Bora Zemani mbushi 30 vjeçe por para disa ditësh ka organizuar një festë të madhe ku ka mbledhur miqtë dhe të afërmit e saj.

Ditën e djeshme, u transmetuan disa momente me fjalët e familjarëve, të cilat Bora nuk i priste aspak.

Vëllai i saj, Lisien Zemani tregoi se kur ishin fëmijë, nuk ishin shumë të afërt por u afruan duke u rritur. Ndër të tjera zbuloi kur lindi përqafimi i parë mes tyre.

“Kemi 6 vite diferencë, unë jam më i madhi. Shumë zënka kemi pasur kur ishim të vegjël.Duke u rritur jemi afruar. Kur ka qenë e vogël, u vra tek këmba. Më dhimbi shumë, u preka direkt. E përqafova direkt, nuk ishim përqafuar asnjëherë”, tha Lisieni.

Ndërsa nëna e Borës tregoi dëshirën e moderatores për të pozuar që kur ishte fëmijë.

“Që në momentin që lindi, ishte si një kukull e bukur dhe e vishja gjithmonë me fustane të bukura. Bora ka shumë gjëra të bukura por më vinte për të qeshur kur i thonim hajde bëjmë disa fotografi. Merrte disa poza, hipte mbi televizor. Jam krenare për çfarë ka arritur deri tani”, tha ajo.