Bleva unazë 3600 euro te dyqani në TEG, por vlente vetëm 25 mijë lekë

2 qytetarë të kryeqytetit të cilët kallëzuan se kanë blerë te qendra tregtare TEG (Tirana East Gate) një unazë duke paguar 3600 euro, por sipas tyre u doli se nuk ishte reale.

Kallëzimi është bërë nga shtetasja N.Q., 35 vjeçe, Ajo ka deponuar se bashkëshorti kishte blerë një unazë dhuratë për të, në një dyqan bizhuterish në TEG duke paguar plot 3600 euro.

Duke folur me shoqet e saj, 35 vjeçarja është futur në dyshime për cilësinë e unazës me diamant dhe vlerën e saj.

Për këtë, ajo ka shkuar në një tjetër dyqan bizhuterish në qytetin e Tiranës ku ka mësuar se unaza nuk vlente më shumë se 25 mijë lekë të reja.

Sipas informacionit që ajo mori atje, unaza vetëm gurët e vegjël rrethues i kishte diamantë kurse guri i madh ishte topaz.

E shqetësuar, ajo ka shkuar në dyqanin në TEG dhe ka denoncuar këtë gjë, por, sikurse kallëzon, shitësja ia ka kthyer me fjalët se nuk mbajmë përgjegjësi për mallin që shesim.

Qytetarja thotë se është ndjerë e mashtruar dhe ka kërkuar disa ditë më parë, më 14 maj 2021, që problemin ta ndjekë ligjërisht duke kallëzuar në drejtorinë e policisë së Tiranës, raporton noa.al.