Home TE NDRYSHME Në ditën e shënuar, modelja e njohur shqiptare bëhet nënë për herë...

Në ditën e shënuar, modelja e njohur shqiptare bëhet nënë për herë të dytë

183
0

Modelja e njohur shqiptare, Andonia Dobi, e cila u bë shumë e njohur si Sofia e Çanit, është bërë sot nënë për herë të dytë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në Instagram, ku shprehet shumë e lumtur dhe zbulon se vajzën e ka pagëzuar me emrin Chiara.

“Mireserdhe ne jeten tone dashuri. Me ke bere mamin me te lumtur ne bote Chiara. 26 Maj”, shkruan Andonia.

Mirëpo sot është një ditë e shënuar për modelen, pasi edhe vajza e parë e saj feston ditëlindjen.

“Gëzuar ditëlindjen vogëlushes sime që sot u bë motër e madhe. Të dua”, ka shkruar Andonia./abcnews.al