“Në kufi mora…e kam gjithnjë me vete”. Blendi Feviu shtanget nga ajo që i tregon biznesmeni: Ça thua? Ta shoh pak?

Moderatori Blendi Fevziu ka shtangur dje me deklaratën dhe rrëfimin që i ka bërë sipërmarrësi shqiptar Shpëtim Redo.

Ky i fundit, teksa ka kujtuar largimin e tij nga Shqipëria 31-vite më parë, tregon se mori një copë dhe madje tregon se dheun nuk ia kanë marrë as në Jugosllavi dhe e mban me vete për fat të mirë.

“Jam shumë i lidhur me Shqipërinë. Atë natë që kam ikur kam marrë pak dhe në kufi. Gjithmonë e kam me vete. Quhej brezi i butë.

E kam pasur gjithmonë me vete. Besoj është mbarësi.

As në Jugosllavi nuk ma kanë marrë. Shqipërinë e kam me vete gjithmonë. E mbaj gjithmonë,”-tha Redo.