Numri i jetëve të humbura nga koronavirusit në Itali ka pësuar rënie te.
Në 24 orët e fundit në shtetin fqinjë kanë humbur jetën 542 persona, 62 më pak së një ditë më parë, ku u shënuan 604 te vdekur.
Në total që nga nisja e pandeminsë në Itali kanë humbur jetën 17.669 persona, dhe mes tyre 96 kanë qenë mjekë. Gjithsesi numri i të infektuarve është rritur 3.836 më shumë se një ditë më parë ku ishin 3039, duke e çuar në 138 422 numrin total të të infektuarve. Por numri i të shëruarve është rritur tani ne 2099 persona, duke e çuar në 26491 në total.
Lajme të mira ka edhe nga rajoni më i prekur në Itali, ai i Lombardise ku si numri i të jeteve te humbura ashtu dhe ai i të infektuarve ka pësuar goxha rënie.
Keshtu raportohet se pergjate 24 oreve te fundit në Lombardi kanë humbur jetën 238 persona dhe janë infektuar 1.089 të tjerë, nje shifer e ulët krahasuar me një ditë më parë.