Bënte kot sikur donte Tean/ Andi tani pranon lidhjen me Melisën, ajo i shkruan fjalë zemre

Vetëm një ditë më parë Melisa e “Përputhen” publikoi këngën e saj të dytë, të titulluar “Leje”.

Në një kohë të shkurtër “Leje” ka marrë një milion shikime në Youtube. Këtë e ka treguar Melisa me anë të një postimi në Instagram, ku shfaqet pranë Andit.

Për herë të parë ajo ka folur për lidhjen e saj me ish-konkurrentin e “Përputhen”. Melisa shprehet se Andi është e gjithë bota për të. “Nuk e di nëse jam më e lumtur për suksesin e këngës apo për faktin se tani mund t’i tregoj botës sa shumë të dua. Oh prit, ndoshta vetëm për këngën sepse ti je bota për mua”, ka shkruar ajo.