BE merr masa te reja per mbylljen e evropes pasi numri i te infektuarve eshte rritur shume.
Italia njësoj si vendet e tjera të BE i ka mbyllur kufijtë për shtetasit shqiptarë të paktën deri më 1 nëntor.
Dekreti i ri miratohet në Parlamentin italian, lejon që të udhëtojnë drejt Italisë vetëm shqiptarët rezident ose për motive shëndeti, por kanë të detyruar zbatimit e karantinimit për 10 ditë.
Pavarësisht se Shqipëria ishte vendi i parë në Europë që i ofroi ndihmë për te përballuar pandemine, Italia po mban ende mbyllur “derën” per shqiptaret.
Kryeministri Rama ka nënvizuar se hapja e kufijve nuk është në dorën e Shqipërisë e cila po negocion me vendet e BE-së për të lehtësuar situatën.