Home TE NDRYSHME Ballkani digjet nga zjarret, por tani goditet nga stuhi breshëri

Ballkani digjet nga zjarret, por tani goditet nga stuhi breshëri

302
0

Në shumë zona të Greqisë dhe ne Ballkan, zjarri vijon të djegë gjithçka që i del para dhe po përhapet me shpejtësi. Por teksa këto zona të Greqisë digjen, në Evros kanë nisur stuhi shiu dhe breshëri.

Të premten pasdite, stuhi të forta ndodhën në zonat e Evros, ndërsa breshëri ra në Aleksandropolis.

Breshër po ashtu ra në zonën e Dikellos dhe Makrit dhe sipas dëshmive të banorëve dhe pushuesve breshri ishte me madhësinë e një arre.

Ende nuk dihet nëse breshri ka shkaktuar dëme në të korrat, makinat apo shtëpitë./abcnews.al/