Home TE NDRYSHME Anulime dhe vonesa! Autoritetet e Transportit paralajmerojne: Do të ketë..

Anulime dhe vonesa! Autoritetet e Transportit paralajmerojne: Do të ketë..

321
0

Autoriteti Kombëtar i Aviacionit Civil në Itali (ENAC) u ka bërë thirrje linjave ajrore Volotea dhe Wizz Air që të respektojnë Rregulloren e Komunitetit 261 të vitit 2004, e cila mbron të drejtat e udhëtarëve ajrorë, ose ndryshme do të sanksionohen. Travelnonstop shkruan se, kjo ‘kujtesë’ ka ardhur pas disa ndërprerjeve të fluturimeve që këto linja kanë bërë.

Në njoftimin e ENAC shkruhet se: ENAC hasën në episode të shpeshta të anulimeve të fluturimeve, prenotim të tepërt dhe vonesa të zgjatura nga ana e dy transportuesve, të cilat shkaktuan shqetësime të konsiderueshme për përdoruesit, në disa raste gjithashtu krijuan probleme të rendit publik. Nëse këto akuza për shkelje do të vërtetohen, ENAC do të aplikojë dënimet maksimale për këto dy linja ajrore.

Artikulli i gazetës Italiane:

Pas ndërprerjeve të shumta që kanë ndodhur gjatë javëve të fundit duke shkaktuar shqetësime për qindra pasagjerë, (ENAC) u shkroi linjave ajrore Volotea dhe Wizz Air, duke kujtuar transportuesit që të respektojnë Rregulloren e Komunitetit 261 të vitit 2004, e cila mbron të drejtat e udhëtarëve ajror.

Drejtoritë e Aeroportit ENAC, në fakt, “kanë hasur në episode të shpeshta të anulimeve të fluturimeve, prenotim të tepërt dhe vonesa të zgjatura nga dy transportuesit të cilat kanë shkaktuar shqetësime të konsiderueshme për përdoruesit, në disa raste edhe duke krijuar probleme të rendit publik”, shpjegohet, duke specifikuar se Njësia ekonomike u ka komunikuar kompanive Volotea dhe Wizz Air “që në përfundim të procedurave të verifikimit, nëse vërtetohen shkeljet e raportuara, do të aplikohen gjobat maksimale, duke marrë gjithashtu parasysh faktin se mosrespektimi i Marrëveshjes nga transportuesit ka ndodhur disa herë gjatë sezonit aktual./Përktheu gazeta Shqip/shqiptari.net/