“Ardit Gjebrea është shkaku që më larguan nga Portokalli”, Agron Llakaj rrëfen se pse ia mbajtën dy rrogat

Ne vitin 2010 largimi i Agron Llakaj nga “Portokalli” ka rrëfyer për herë të parë pse u largua nga spektakjli dhe shkaqet që e çuan në këtë vendim.

Ai u shpreh se :”Unë nuk e lashë Portokallinë për Klanin. Thanë që Agroni u pagua etj… Artisi nuk bën dot kompromis me profesionin e vet dhe me veten. Si i tillë unë kërkoja të lëvizja. Unë ofrova diçka për ndryshim por mendimi im nuk u përqafua dhe prej momentit kur nuk prodhon më vlerë e kthehet në një lloj monotonie, mirë është që të largohesh.

Unë nuk kam pranuar ndonjëherë që të jem i varur në çengel që dikush të më lëvizi majtas apo djathtas. Isha i ftuar nga Ardit Gjebrea në “Kënga Magjike” dhe për të qenë brenda marrëdhënies dhe etikës artistike e njoftova regjisorin, Altin Bashën.

Nuk i mora leje, por e informova. Mbrëmjen e asaj të shtune dola tek “Kënga Magjike”. Të nesërmen që ishte Portokallia në transmetim shoh unë ishin hequr të gjitha materialet e mia. Aty kuptova që unë isha i dënuar. Të hënën në mëngjes më thërriti drejtori i përgjithshëm i Top Channel dhe më tha: Nga ky moment e mbrapa deri sa të mbarosh kontratën deri në fund të dhjetorit do jesh thjesht drejtor artistik dhe nuk do dalësh në skenë.