Pas një sezoni intensiv pune dhe angazhimi thuajse të përditshëm në televizion, sigurisht që edhe ata kanë vendosur që të shijojnë një “arratisje” të ëmbël në këtë sezon veror që ka nisur me temperatura goxha të larta. Fillimisht, ka qenë moderatorja e njohur e Top Channel, Arbana Osmani ajo që në profilin e saj zyrtar në Instagram, ka ndarë me fansat dhe ndjekësit e shumtë foto të ndryshme nga pushimet jashtë vendit.
Si fillim ishte Mykonos, nga ku prezantuesja e “Dua të të bëj të lumtur” postoi foto të bukura nga super pushimet e saj ekzotike në ishullin e frekuentuar në masë, sidomos këtë periudhë të vitit, ndërkohë që vetëm sot Arbana na ka zbuluar destinacionin e radhës.
Ka qenë pikërisht fotoja e fundit që na tregoi edhe vendndodhjen aktuale të moderatores. Ajo është në Puglia të Italisë dhe më saktë në Alberobello, por me sa duket nuk qenka vetëm, por e mirë shoqëruar! Bashkë me Arbanën, është edhe regjisori i “Dua të të bëj të lumtur”, njëherësh edhe partneri i saj i zemrës Eduart Grishaj dhe ata bashkë janë duke shijuar këtë aventurë të bukur pushimesh si asnjëherë tjetër. Këtë gjë nuk po e hamendësojmë ne, por përmes fotove është e kuptueshme. Ka qenë vetë Eduarti ai që ka zbuluar vendndodhjen nga pushimet përmes fotos së fundit.
Dhe natyrisht që pas një sezoni të gjatë pune, këto pushime janë mëse të nevojshme për të dy! Apo jo?