Ogerta Manastirliu ka publikuar në rrjetet sociale video-mesazhin e profesoreshës Adriana Babameto. Kjo e fundit ka bërë thirrje për rritjen e ndjenjës së përgjegjësisë për të zbatuar masat e thjeshta parandaluese për koronavirusin.
Duhet te jemi shume te kujdesshem dhe te ruhemi sa me shume.Te perdorim masken dhe te ruajm distancimin social.
Ja se si shprehet Ogerta Manastirliu“Duhet të rrisim ndjenjën e përgjegjësisë tek secili prej nesh për të zbatuar disa masa të thjeshta, si distancimi, vendosja e maskës dhe higjiena vetjake dhe kolektive. Do të ishte një shprehje e vlerësimit për jetën dhe një shprehje mirënjohje për personelin shëndetësor që përballet çdo ditë në vijën e parë me COVID19” –
Ju lutem dëgjoni apelin e prof. Adriana Babameto nga QSUT.”
Shikoni videon.