Ambasada ruse në Tirane reagon në lidhje me vaksinen: Ne shtator do jete gati, ja kush do e marre fillimisht…

Diten e sotme ka bere nje deklarate Ambasada ruse ne Tirane, duke qene se presidenti rus, Vladimir Putin, ka thene se vaksina e tyre kundër koronavirusit është e para në botë.

Ambasada ruse me tej ka thene se vaksina e tyre i ka kaluar të gjitha kontrollet e nevojshme, dhe tani pritet perfundimi i fazes se trete i testimeve.

Madje ajo ka njoftuar se duke nisur nga muaji shtator parashikohet edhe vaksinimi i personelit te gjere mjekesor dhe stafit pedagogjik.

Postimi i Ambasadës ruse në Tiranë:

Presidenti Rus Vladimir Putin ka njoftuar sot për regjistrimin e vaksinës ruse kundër koronavirusit. Ajo ka kaluar të gjitha kontrollet e nevojshme, ndërsa tani pritet përfundimi i fazës së tretë të testimeve.

Që nga muaji shtator parashikohet vaksinimi i personelit mjekësor dhe pedagogjik, kurse për grupet e tjera të shtetasve ajo pritet të jetë e disponueshme nga janari 2021